Është miratuar Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2022, raporton Ekonomia Online.
Sipas kryeministrit Albin Kurti nga kjo marrëveshje Kosova përfiton mbi 62 milionë euro nga BE-ja.
Ai tha se më hyrjen në fuqi të marrëveshjes, me një pjesë të financimit edhe të Qeverisë vlera totale e projekteve kap vlerën e mbi 90 milionë euro.
“Qëllimi është që të krijohet bazë ligjorë për projekte e IPA. Kemi nënshkruar marrëveshjen në mars. Kjo marrëveshje mundëson që të ketë projekte deri në 62.25 milionë euro nga BE”.
“Për integrim dhe rikthim të komunitete, efiçencë të energjisë, trajtimi i ujërave të zeza e të tjera. Përmes hyrjes në fuqi të marrëveshjes, vlera totale e projekteve kap vlerën e 91.83 milionë euro”, tha ai.