Sot filluan punimet për rrjetin e ujësjellësit në lagjen “Mazhiqët”. Kryetari i Vushtrrisë Ferit Idrizi tha se me fillimin e punimeve për shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit, jemi një hap më afër sigurimit të një infrastrukture më të mirë për banorët tanë, raporton Ekonomia Online.
“Ky projekt që pritet të përfundojë brenda një muaji do të përmirësojë ndjeshëm kushtet e jetesës dhe do të ofrojë ujë të pijshëm dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e kësaj lagjeje”, tha kryetari i Vushtrrisë Ferit Idrizi.