Ministrja në detyrë, Mimoza Ahmetaj priti sot në takim shefin e USAID në Kosovë James Hope. Në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë në kuadër të priorititeteve të Qeverisë së Kosovës, Agjendës Evropiane dhe projekteve në të cilat USAID është e angazhuar.
Në mesin e tyre ishin projektet në drejtësi, qeverisje të mirë, zhvillim ekonomik dhe rritje të punësimit, respektivisht tek gratë, prodhim i energjisë efiçiente, bujqësi dhe zhvillim të bizneseve të vogla dhe të mesme. Fusha këto të cilat njëkohësisht i kontribuojnë dhe janë në kuadër të Agjendës Evropiane dhe zbatimit të MSA-së për Kosovën.
Poashtu, më në detaje u diskutua edhe për koordinim e donacioneve për Kosovën, ku përfshihen projektet nga fondet e Instrumentit të Para Anëtarësimit (IPA), projektet e BE-së dhe projektet e shteteve tjera në mënyrë që të ketë koordinim sa më të mirë të investimeve.
Me këtë rast Ministrja Ahmetaj theksoi rëndësinë që ka përfshirja e të gjithë faktorëve për të kontribuar në prioritetet që janë vitale në zhvillimin ekonomik të vendit dhe mirëqënies së qytetarëve dhe, njëkohësisht të synohet rritje maksimale e fuqisë së eksportit. Poashtu, të sigurohet mbështjetje për mundësi eksporti pasiqë sikur edhe donatorët tjerë, USAID ka kontribuar vazhdimisht në ngritjen e kapaciteteve dhe njohurive për prodhimtari dhe kultivim të kulturave të ndryshme bujqësore.