Ministri Hamza priti në takim Shefin e USAID-it

Prishtinë | 28 Sht 2017 | 15:02 | Nga

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të USAID-it në Kosovë James Hope, ku e falënderoj për përkrahjen e vazhdueshme të USAID-it si donatori kryesor që ka kontribuar në zhvillimin institucional të Ministrisë së Financave.

Me këtë rast, Ministri Hamza e informoj Hope për prioritetet e Ministrisë së Financave në reformën e sistemit të menaxhimit të financave publike, mbarëvajtjen e stabilitetit fiskal, si dhe forcimin e rolit të MF-së si institucion kyç në mbështetjen e zhvillimit të sektorit privat.
Në të njëjtën kohë, Ministri Hamza e informoj  Hope për proceset dhe sfidat kryesore fiskale, përfshirë këtu edhe ciklin buxhetor.

Ministri po ashtu kërkoj vazhdimin e përkrahjes së USAID-it për reformat e udhëhequra nga Ministria e Financave. Në këtë drejtim, ai posaçërisht theksoj nevojën për ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve humane dhe institucionale në analizën ekonomike dhe avancim të kornizës së menaxhimit buxhetor dhe financiar.

Ministri Hamza dhe Hope u zotuan për bashkëpunim të ngushtë dhe partneritet të mëtutjeshëm drejt një qeverisjeje më të mirë ekonomike në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme