Bedri Hamza i dërgon telegram ngushëllimi familjes së gazetarit Hysni Syla

Prishtinë | 05 Jan 2022 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Syla për vdekjen e gazetarit Hysni Syla.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarje nga jeta të më të dashurit tuaj, doajenit të gazetarisë, dhe zëdhënësit të Komunës së Mitrovicës, Hysni Syla”.

Hamza ka thënë se kontributi i Hysni Sylës është i çmuar për institucionin tonë, gazetarinë, letërsinë do të mbetet përherë në kujtimet tona.

Telegrami i plotë:

E nderuar familje Syla,

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarje nga jeta të më të dashurit tuaj, doajenit të gazetarisë, dhe zëdhënësit të Komunës së Mitrovicës, Hysni Syla.

Në emër të Komunës së Mitrovicës, shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta me rastin e kalimit në amshim të familjarit tuaj.

Kontributi i tij i çmuar për institucionin tonë, gazetarinë, letërsinë do të mbetet përherë në kujtimet tona.

Bashkëndjej me ju, miqtë dhe mbarë komunitetin e gazetarëve.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të.

Të ngjashme