Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës – BSPK-së, Atdhe Hykolli, u priti në takim nga Udhëheqja e Ekipit të projektit “Harmonizimi i Arsimit dhe Aftësimit me Nevojat e Tregut të Punës” – ALLED2 (Aligning Education and Training with Labour Market Needs), Efka Heder, bashkë me ekipin e projektit Anton Gojani dhe Skender Boshtrakaj.
Projekti ALLED2 është në kuadër të Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe financohet nga Qeveria Austriake.
Efka Heder, e njoftoi Kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykolli, me Projektin ALLED2 dhe u zotua për përkrahje profesionale për BSPK-në.
Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, e njoftoi Ekipin e Projektit ALLED2 për strategjinë zhvillimore të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës – BSPK-së, dhe në emrin e BSPK-së e falënderoi Efka Heder dhe ekipin e saj, e sidomos u shpreh tejet falënderues për ofrimin e përkrahjes së bashkëpunimit të Agjencisë Austriake për Zhvillim e cila nëpërmjet të projektit ALLED2 po trason rrugë të mira dhe të mbara të bashkëpunimit edhe me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës.