Komuna e Fushë-Kosovës përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Mjedisit, është duke e përfunduar me sukses Projektin me titull: ‘Sinjalizimi vertikal dhe horizontal në territorin e Komunës së Fushë-Kosovës”.
Punët e parapara për realizimin e këtij projekti janë:
– Gropimi dhe betonimi i shtyllave për shenja;
– Furnizimi me shtylla dhe shenja;
– Furnizimi dhe vendosja qaforeve në shtylla për flamuj;
– Furnizimi dhe vendosja e vijave ndarëse;
– Ekzekutimi i punës profesionale; etj.