Projektligji për Administrimin e Procedurave Tatimore – OEK kërkon të ndryshohet neni i emërimit të anëtarëve të Bordit

Prishtinë | 24 Nën 2023 | 12:29 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka mbajtur të premten dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Administrimin e Procedurave Tatimore, raporton Ekonomia Online.

Ky Projektligj, u vlerësua i rëndësishëm derisa u tha se krijon kosto shtesë buxhetore në shumën prej afër 507 mijë euro si dhe shtim të numrit të punëtorëve për 15 pozita. Kryesuesi dhe 14 anëtarë të cilët emërohen për një mandat katër vjeçar, me mundësi vazhdimi edhe për një mandat të dytë.

Nga Oda Ekonomike e Kosovës, kërkuan që të ndryshohet neni i emërimit të anëtarëve të Bordit.

“Ne propozojmë që anëtarët të propozohen nga ministri i Financave por të votohen nga Kuvendi i Kosovës, kështu ka qenë në Ligjin paraprak”, u shpreh Sami Lleshi nënkryetar i OEK-ut.

“Nëse aplikohet gjoba të mos aplikohet aplikimi i ndëshkimit”.

Ndërsa nga Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar, kërkuan që të rritet vlera e transaksioneve nga 100 euro sa ekziston në Projektligj të ngritet në 500 euro. Kjo sipas tyre duhet të bëhet për shkak të pamundësisë së kryerjes së këtij shërbimi në vendet rurale, raporton EO.

Por këtë e kundërshtoi drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj. Ai tha se në kohët e fundit, bizneset tashmë janë të pajisura me llogari bankare dhe se ky shërbim vlen vetëm për bashkëpunim biznes me biznese dhe jo për persona fizik.

Të ngjashme