Komisioni për Buxhet dhe Transfere me 6 pro dhe 4 kundër kaloi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, raporton Ekonomia Online.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami kërkoi nga deputetët të miratojnë procesin e rishikimit te buxhetit për shkak te situatës emergjente.
Bajrami potencoi se buxheti duhet të bëhet me urgjencë për t’i dalë në ndihmë sektorit privat. Ministrja Bajrami njoftoi se së shpejti do të sjellin ligjin horizontal dhe ligjin e prokurimit.
“Sa i përket strukturës ekonomike nga klauzola, nuk jemi të kënaqur por jemi të vetëdijshëm se ndryshimi kërkon angazhim të madh. Qëllim të parë ka pakon për rimëkëmbjen ekonomike. Parashikimet që bëjnë forcimin kreditor në bashkëpunim me bankat komerciale.
“Klauzola është rritë sepse projektet nuk do të shkojnë në asfalt, shumica e projekteve kanë qenë në vazhdim 50 milionë projekte të reja dhe ka qenë e pamundur te ndryshohet. Dyfishohen subvencionet e bujqësisë për këtë vit”.
“Nuk ke pasur kritika të tilla kur është miratuar buxheti në mars dhe nuk e kemi pasur këtë situatë. Diskutimet e tilla është mirë me i hartua bashkërisht por nuk është koha. Duhet të kemi strategji por jemi ekonomi e tregut dhe ka më shumë biznese që të gjejnë zgjidhje. Duhet të ulemi njëherë e përgjithmonë të punojnë së bashku në skemat sociale dhe ndryshimet e tilla kërkojnë kohë mbi 600 milionë euro i kemi subvencione e transfere”.
“Situata është emergjente dhe nuk mund të bëjmë asnjë pagesë. Duhet ti dalim në ndihmë sektorit privat. Duhet të trajtojmë me urgjencë. Shumë shpejt do të sjellim ligjin horizontal që masat të jenë të mundshme”.
“Asnjë ligj nuk ka paraparë pandeminë dhe nuk pres që as në ligjin për financa të kemi një të tillë. 232 milionë euro në të hyra kemi, kjo është paraparë. Kufiri është rritë në Kuvend dhe është vendim i deputetëve pas kërkesës së Qeverisë. 385 milionë euro nëse është i panevojshëm për rimëkëmbjen ekonomike na tregoni se çka të përjashtojmë”.
“80 milionë euro për rimbursim të organizatave buxhetore dhe 100 milionë të Ministria e Mirëqenies Sociale dhe të Ministria e Ekonomisë”.
Deputetja nga VV-ja, Mimoza Kusari-Lila u interesua për mënyrën se si do të jepet zgjidhje situatës, madje pyeti ajo se a janë mjetet e siguruara nga investimet.
“Si e shihni zgjidhjen e tejkalimit te situatës. Me rritjen e investimeve a janë mjetet e siguruar. Pse ka rritje të klauzolës fiskale. Si e parashihni kthimin në normalitet me pakon e rimëkëmbjes”
“Kryeministri Hoti ka paralajmëruar 1.2 milionë euro për sektorin privat, ku ka menduar ti marrë ato mjete”.
“Kur është miratuar buxheti nuk ka pasur buxhet fare. Kalimi i buxhetit dhe i rishikimit nuk janë procese të njëjta. Nëse nuk keni ide përpara, po kërkoni vota për miratim”, u shpreh ajo.
Deputeti nga PDK-ja, Bedri Hamza u shpreh kundër miratimit të procesit të rishikimit, siç tha ai nuk është adekuat.
Madje Hamza pati mëdyshje për shkak të mos përputhjes së rritjes ekonomike me të hyrat, raporton Ekonomia Online.
“Këto masa janë të vonuara, ende Qeveria nuk e ka dhënë një mendim për këto çështje. Urojmë që rritja ekonomike të ketë sa më pak rëni, por nëse flasim për rritje shkon në përputhje me rritjen. Ky rishikim nuk është adekuate”.
“Nëse shikojmë programin i cili thotë se duhet të ketë burim zhvillimor. Është gabim të ulen investimet publike. Në aspektin teknik ka të dhëna të mjaftueshme. Zvogëlimi -3 %dhe i të hyrave -12 nuk shkojnë njëra me tjetrën”, u shpreh ai.
Deputeti nga LDK-ja Shkëlzen Hajdini tha se rishikimi i buxhetit len për të dëshiruar por thotë ai se duhet ta procedojmë më shpejt për shkak situatës.
“Ne jemi të vetëdijshme që ka për të dëshiruar, por duhet të procedojmë sa më shpejte. MF-ja po ballafaqohet me probleme të theksuara të cilat kanë devijuara nga pandemia”, tha ai.
Fatmir Rexhepi nga LDK-ja i bëri thirrje deputetëve të përkrahin rishikimin e buxhetit, pasi thotë se nuk ka kohë për të humbur edhe muajin korrik.
Siç tha ai se vonesat do të jenë më pasoja më të mëdha.
“Jemi të vetëdijshëm për krizën e krijuar nga pandemia. Bëj thirrje sepse nuk kemi kohë më humb edhe në korrik. Duhet të bëjmë ndryshime nga pikëpamja financiare, por e përkrahi këtë edhe deputetët e tjerë duhet ta bëjnë”, u shpreh ai.
Deputeti Gazmend Abrashi nga AAK-ja, u interesua për mjetet e aprovuara për sektorin privat se si do të adresohen, raporton EO.
“Shpresoj se nuk do të kemi trend të rënies. Pako emergjente e cila është aprovuar dhe i adresohet sektorit privat. Në çfarë niveli ka mbërri ato mjete, disa mjete janë ekzekutua. Ka pasur premtime edhe për qeratë. Në këtë rishikim a përfshihet deficiti për Pakon Emergjente”, pyeti ai.
Abrashi ngriti shqetësimin për përkrahjen e Ministrisë së Arsimit në këtë kohë pandemie si dhe pyeti për buxhetin për RTK-në.
“Është vë në pikëpyetje ekzistenca e RTK-së, me këtë projeksion buxhetor është hendikep i madh ekzistimi i tij. Nëse nuk e marrim seriozisht atëherë mund të ketë probleme të mëdha”, u shpreh ai.
Kryetari i komisionit, Hekuran Murati, fajësoj MF-në për rritje të deficitit prej 6.5%. Ai pyeti edhe për mënyrën e organizimit të shpenzimeve.
“Kemi një fryrje të shifrës dhe mjete nga organizatat buxhetore që të duken se nuk janë prekur investimet kapitale”.
“Pako e Rimëkëmbjes ekonomike është me pak se 200 milionë euro. Çka do të jetë strukturë dhe si do të jenë shpenzimet”, tha Murati.