Projektligji për Dhomën e Posaçme të Supremes s’merr mbështetjen e Komisionit për Integrim

Prishtinë | 18 Dhj 2018 | 11:44 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Projektligjin për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me AKP-në, nuk ka marrë mbështetjen e Komisionit për Integrim Evropian, raporton Ekonomia Online.

Nënkryetari i komisionit, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se kjo pikë nuk është në kundërshtim me projektligje të BE-së. Por me 4 vota për dhe 5 abstenime ky projektligj është përcjellë pa mbështetjen e komisionit për në Kryesi.

“Këto çështje që i ka trajtuar ky projektligj janë çështje të brendshme të vendeve të BE-së dhe nuk janë në kundërshtim me projektligjet. Ka pas mjaft debate rreth këtij projektligji”, tha Zemaj.

Ndërkaq komisioni ka votuar këto projektligje:

  • Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për kinematografinë, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;
  • Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;
  • Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për bibliotekat, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;
  • Projektligjin për tatimin në të ardhurat personale, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;
  • Projektligjin për tatimin në të ardhurat e korporatave, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;
  • Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

 

Të ngjashme