Komisioni për Integrim voton Projektligjin për buxhetin dhe Kodin e ri të Procedurës Penale

Prishtinë | 28 Jan 2019 | 09:45 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Integrim Evropian ka votuar Projektligjin për ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2019 dhe plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja  e komisionit, Blerta Deliu-Kodra tha se komisioni ka dhënë amendamentet e veta lidhur me projektligjin për ndarjet buxhetore.

“Komisioni funksional ka propozuar një numër të madh të amendamenteve. Ky rregullim i projektligjit është kompetencë e vendeve që  bëjnë projektligjin”, tha ajo.

Ndërkaq lidhur me plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, kryetarja e komisionit, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se ky projektligji nuk është në kundërshtim me direktivat evropiane dhe që sipas saj, duhet të shkoj sa më shpejt në seancë.

“Ka për qellim të rregulloj mënyrën e gjykimit në mungesë të krimeve në Kosovë. Ky projektligj është kërkuar edhe nga përfaqësues evropian në Kosovë dhe në takim me Apostolovën kemi thënë që ky duhet të kaloj sa më shpejt në seancë. Nuk është në kundërshtim me projektligjet evropiane”, tha ajo.

Të ngjashme