Projektligji për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë nuk miratohet, sërish s’ka kuorum

Prishtinë | 13 Kor 2018 | 15:05 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas një debati për më shumë se 3 orësh, ka përfunduar shqyrtimi i parë Projektligji për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë.

Ndonëse përfunduan të gjitha diskutimet, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të hedhë në votim këtë projektligj për shkak të mungesës së korumit të duhur.

Si rezultat i kësaj, Kuvendi shkon në pauzë deri në ora 15 e 15 për tu kthyer më pastaj për të vazhduar me shqyrtimet e para të projektligje e të mbetura.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, teksa prezantoi projektligjin tha se është një ndër projektligjet më të rëndësishme sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Projektligji është hartuar në konsultime të gjera ne shoqërinë civile.. projektligji ka sjellë risi të mëdha, e para, vepra penale, me të cilën vlen konfiskimi i pasurisë është rritur dukshëm. E dyta, konfiskimi është zgjeruar në konfiskimin e çdo pasurie në 10 vitet e fundit. Barra e provës në këtë projektligj kalon nga prokurori tek i dyshuari”.

Në emër të komisionit funksional, u deklarua nënkryetari i Komisionit për Legjislacion, Hajdar Beqa.

“Komisioni për legjislacion para shqyrtimit të parë të projektligjit e shqyrtoi në parim projektligjin për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë dhe konstatoi se projektligjit është në pajtim. Andaj i sugjerojmë kuvendit që të miratoj”.

Beqa foli edhe në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së.

“Edhe grupi parlamentar i PDK e ka shqyrtuar projektligjin është një projektligj i mirë .. ne si GP e kemi analizu kontributin tonë do ta japim në mes të dy leximeve përmes amendamenteve dhe me kohë do të ia drejtojmë grupit punues”.

 Galuk Konjufca në emër të grupit parlamentar të LVV kritikoi projektligjin e prezantuar nga ministri Tahiri. Ai tha se projektligji i proceduar në kuvend nuk ka kurrfarë ndryshimi efikas.

“Efektiviteti i konfiskimit në Kosovë është më pak se 10 përqind që është e tmerrshme si statistikë. Në Kosovë nuk ka as vullnet, as nuk ka kapacitete për identifikimin e pasurisë dhe aseteve të përfituara në mënyrë të paligjshme. Ligji i Kosovës për konfiskimin e pasurisë ka qenë jo adekuat, por absolutisht ky ligj nuk sjellë kurrfarë ndryshimi kualitativ, sa i përket qasjes në luftimin e krimit të organizuar. Çështja e barrës së provës është hajgare ky është rishkrim”.

“Me këtë ligjin e dobët që e ke pru prapë ke bo që prokurori me dal me i lyp faturat. Pra krejt çka është kërku dhe vazhdimisht është konsideru thembra e akilit brenda sistemit tonë të drejtësisë… e keni zhvendos komplet në politikë do me thanë prokurori është krejt i varur me policinë”, tha Konjufca.

Kësaj deklarate iu kundërpërgjigj, Tahiri. Ai tha se ndryshimet janë drastike në krahasim me ligjin që është në fuqi. Tahiri, madje, ftoi Konjufcën që ta lexojë projektligjin.

“Tash me projektligjin e pasurisë fillon prej ditës kur fillon hetimi pa u ngrit aktakuza e dyta vazhdon pas ngritjes së aktakuzës. I kemi palët e treta që nuk i kemi pas ma herët përndryshe edhe pasuria e palëve të treta do të konfiskohet ndryshimet janë drastike. Do ta kemi një prokurorë shumë më të fuqishëm dhe barra e provës është proporcional kalon nga prokurori tek i dyshuari”, theksoi Tahiri.

Bilall Sherifi, anëtarë i komisionit për Legjislacion, njëherësh edhe shef i grupit parlamentar të Nismës SocialDemokrate, tha se në mes dy leximeve do të mundohen të rregullojnë këtë projektligj shumë më shumë se sa që e ka bërë ministria.

“Unë bëjë pjesë në kategorinë e tyre që besojnë se përmes këtij ligji edhe pse ka të metat e veta, do të përpiqemi me qenë mes dy leximeve dhe përmes amendamenteve ta rregullojmë më shumë, sesa që është e rregulluar nga qeveria e veçanërisht nga ministria” theksoi Sherifi.

 

Të ngjashme