Projektligji për KPM-në, kërkohet të ndryshohet ligji për financa

Prishtinë | 25 Mar 2024 | 13:40 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal ka mbajtur dëgjim publik rreth Projektligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i këtij komisioni, Valon Ramadani bëri të ditur se ky dëgjim  u realizua nën nenin 39 të rregullores se Kuvendit, ku u bë marrja e vërejtjeve rreth Projektligjit për KPM-në.

“Mendoj se data 29, të premten është kohë e mjaftueshme për shkrim, komente sugjerime që doni ti ketë ligji për KPM-në”.

Flutura Kusari, juriste e të drejtës së për mediave, dhe pjesë e Forumit për integritet renditi disa komente para komisionit që sipas saj kanë vlerë.

1.Qëllimin e ligjit, ekspertiza ligjore. “Këshilli i Evropës ka ofruar ekspertizë të draft ligjit për KPM-në dhe rekomandimet tona për ndryshimet në qëllime bazohen në këtë ekspertizë. Ne i rekomandojmë komisionin që përgjatë draftimit të projektligjit të marrin parasysh në detaje analizën e ofruar e cila reflekton standarde më të mira të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës”.

2. Me projektligjin aktual nëse nuk ndryshohet, partitë politike apo grupeve religjioze iu lejohet hapja e televizioneve, radiove, duke thënë se mund të ketë TV PDK, TV AAK, etj.

3.Përberja e komisionit, ligji në fuqi e detyron që të paktën të jenë dy gra, e ky detyrim është larguar.

4.Nga 7 në 11 e lehtëson kapjen politike nga cilado parti,

5.Shkarkimi shumë i lehtë,

Operatorët kabllor operojnë me vite, fitojnë miliona falë punës së mediave e gazetarëve dhe shpesh i shkelin rregullat, e milionat që i fitojnë një pjesë t’ u ndahet mediave.

Ndërkaq, Ardita Zejnullahu nga Forumi për integritet tha se çështja e pronësisë së mediave duhet të rregullohet me ligj.

E kryetari AGK-së, Xhemajl Rexha përmendi vendimin e ngritjes së numrit të anëtarëve nga 7 në 11 dhe faktin se do të duhej që të paktën kryetari ose nënkryetari i këtij komisioni të ishte grua, dhe mosakreditimin e mediave, OJQ- ve të cilat janë me shumicë komunitetesh.

Kreshnik Gashi, nga kallxo.com tha se është injoruar një pjesë e ekspertizës së bërë nga ekspertë vendorë që sipas tij me vite kanë mbajtur trajnime, studime të shumta rreth këtyre rasteve. Gashi përmendi edhe ligjin për të cilin thuhet se nuk lejon mediat dhe OJQ- të të akreditohen. Ai kërkoi të ndryshohet ligji për financa duke e bërë të mundur burimin e financimit të mediave.

Arben Hajredini nga  OSBE, përmendi rolin e edukimit medial, posaqërisht gjatë fushatave zgjedhore.

Anëtari i KPM-së, Besnik Berisha tha se të gjithë ato që quhen media duhet ti nënshtrohen procesit të rregullimit.

“Sa i përket draftit, mendoj se ka kohë për disa përmirësime, konsiderojmë se duhet terminologjia të ketë disa avancime, dhe kërkojmë qartësi më të madhe rreth të drejtave të autorit, duhet të ketë një ligj rreth pronësisë së mediave, disa elemente të koncentrimit të përfshihen në ligjin aktual”.

Florent Mehmeti nga Autoriteti i Konkurrencës renditi disa rekomandime për nene:

“Neni 15, papajtueshmëria, kemi elemente të pamundësisë, që paraqet më tepër pengesë ligjore se sa pajtueshmëri, mund të rregullohet”.

Niman Racaj nga KPM:

“Direktiva për shërbime audiovizuale e parasheh që brenda institucioneve të pavarura të ketë një proces të vendimmarrjes.

E drejta  për realizimin e parandalimit ti mbetet KPM-së, direktiva për shërbime audiovizuale e cila nuk i kushton më rëndësi formës së publikimit, pjesa e portaleve nuk duhet me u ngatërru pjesën tjetër”.

Kryetari i këtij komisioni, Valon Ramadani tha grupi punues janë në fazën e parë, me disa dëgjime publike e puna e grupit punues vendoset pas dëgjimeve publike.

Besnik Berisha, anëtar i KPM-së deklaroi se pajtohet që autoriteti i konkurrencës i ka të gjitha kompetencat lidhur me diskutimet e  mëhershme duke shtuar se AK-në e shohin si partner të rëndësishëm.

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri:

“Përbërja, unë kam qenë kundër me rritë përbërjen 7 në 11,  megjithatë e  kam pranuar por janë dy probleme të mëdha, e para te gratë duhet vendosur saktë, cili ligj edhe çfarë numri, e problemi i dytë tek mandati, le që jau kemi jap 4 vjet por edhe 4 tjera për me u zgjedh, dmth i ki për 8 vjet njerëz të një koalicioni,  unë po e shoh tepër problematike sepse jemi duke e ngrit me një gisht, dhe e fundit dikush këtu po thotë se lejimi i partive politike si AAK-ja  dhe bashkësive fetare po mujkan me hap televizion, a ma shpjegon dikush këtë?”.

E Besim Muzaqi, deputet nga VV, tha se duhet të analizohet se çka është KPM-ja, çfarë organi  dhe se çka mendohet nëse është në aspektin shtetëror një nga organet më të larta, prandaj në ligjin e ri është menduar të sigurohet dyshkallshmëria.

Ai tha se nuk duhet të ketë bord që i trajton vendimet e një organi kushtetues si KPM-ja.

Deputeti Isak Shabani, tha se pajtohet në atë që përfaqësuesit e BE-së kërkojnë, pra duke kërkuar qartësi dhe me Besnik Tahirin që bordin i ankesave duhet të ekzistoj.

Shabani tha se beson që këto vërejtje  janë dorëzuar që gjatë grupit punues të merret çdo gjë parasysh.

E deputeti Agim Veliu, tha se varianti i projektligjit i hartuar nga qeveria nuk rregullon qartë diskutimet e përmendura.

U përmendën argumente të mjaftueshme që gjatë  punës për përgatitje të vlerësimit të dytë t’ i marrim parasysh këto vërejtje në mënyrë që në kuvend ta dërgojmë një ligj çfarë i duhet, sepse nëse lejojmë që të dërgohet një ligj me mangësi do dëmtohen edhe demokracia edhe media”.

Të ngjashme