Projektligji për Pagat pritet të diskutohet të premten në Qeveri, por shumë sindikata të punëtorëve janë të pakënaqura me përmbajtjen e këtij projektligji.
Sindikata e Policisë së Kosovës kërkon rritje të pagave për policët dhe pagesë për rrezikshmërinë e tyre në punë. Paga e një zyrtari policor është rreth 470 euro, raporton KTV.
Të pakënaqur janë shprehur edhe sindikalistët e zjarrfikësve, të cilët kërkojnë pagë të njëjtë me policët.
Me projektligjin aktual, paga e një zjarrfikësi arrin 400 euro.
Por, qeveria thotë se do të ketë ndryshim të Projektligjit për Pagat.
Koordinatori Nacional për Reformën Shtetërore, Besnik Tahiri, premton se do të ketë rritje të pagave për policët dhe për kategori të tjera të punëtorëve.
Ndërkaq, nga e mërkura, Sindikata e Punëtorëve të Juridikaturës, ka paralajmëruar grevë të përgjithshme.
Kërkesë e kësaj sindikate është rritja e pagave 100 qind për qind për rreth 2 mijë punëtorët e administratës së gjykatave dhe prokurorive.