Projektligji për pagat javën tjetër në Qeveri, Thaçi me pagën më të madhe

Prishtinë | 26 Qer 2018 | 14:29 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të jetë gati Projekligji për pagat, që parasheh nivelizimin e tyre.

Haradinaj tha se javën e ardhshme vetëm do të diskutojnë pasi dëshirojnë të marrin kontributin e të gjithëve, raporton Ekonomia Online.

“Javën që vjen do ta kemi për diskutim sepse dëshirojmë të japin të gjithë për kontribut”.

Kreu i ekzekutivit ka siguruar se me këtë Projektligj nuk do të ketë ulje të pagave, por rritja në disa sektorë.

“Me ketë ligj kemi traget nivelizimin e pagave pra rritjen e pagave në disa sektor. Me nivelizim nuk do të ulen pagat”.

Projektligji i ri për pagat, parasheh nivelizimin e pagave për të gjithë zyrtarët shtetërorë që marrin pagë nga buxheti i shtetit.

Sipas këtij projektligji, konficenti bazë llogaritët të jetë 239 euro. Në këtë kontekst, presidenti i Kosovës do ta ketë pagën 2 mijë 868 euro me koeficient 12.

Kryeministri, Kryetari i Kuvendit dhe ai i Gjykatës Kushtetuese, sipas këtij Projektligji, do ta kenë pagën 2 mijë e 390 euro me koeficient 10.

Projektligji i ri për Pagat do të rregullojë edhe pagat e ministrave të cilët do të marrin pagë mujore prej 1 mijë e 792 euro në muaj me koeficient 10.

Kurse zëvendësministrat do të kenë koficinetin 6, që i bie se do të marrin 1 mijë e 434 euro në muaj, raporton EO.

Të ngjashme