Projektligji për Qasje në Dokumente Publike do të shkojë shumë shpejt në Kuvend për miratim në lexim të parë.
Kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Nait Hasani, ka theksuar se Projektligji ka pasur shumë vërejtje, gjersa ka ftuar përfaqësuesit e qeverisë për sqarime.
“Është një projektligj që ka mjaft ankesa nga qytetarët dhe institucionet. Për mua është me rëndësi me qenë të ministrisë dhe nga qeveria këtu me na tregu.
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, më anë tjetër, deklaroi se mosrespektimi i këtij Ligjit është burim i krimit në Kosovë.
“Mosrespektimi i këtij ligji është burim i çdo krimi dhe hajnie ne Kosovë, është diskriminim ndaj gazetareve dhe deputetëve e qytetarëve të vendit. Meqenëse ne po i bëjmë ligjet në harmoni me Bashkimin Europian, atëherë duhet me qenë të hapura”, ka thënë Zeka, raporton Ekonomia Online.