Prokurimi elektronik rrit nivelin e llogaridhënies, eliminon ofertat korruptive

Prishtinë | 04 Dhj 2017 | 15:40 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Rregullativ i  Prokurimi Publik (KRPP) në bashkëpunim me USAID kanë nënshkruan memorandum mirëkuptimi për kalimin e sistemit të vjetër të prokurimit publik në sistem elektronik.

Safet Hoxha, kryetar i bordit të KRPP-së, tha se kalimi i prokurimit publik nga sistemi i vjetër në atë elektronik është sfidë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Kalimi i prokurorimit publik nga sistemi i vjetër në atë elektronik,  është kalim i suksesshëm është sfidë për neve për shoqërinë për Republikën e Kosovës. Ne kemi gjet partner në këtë rrugëtim dhe njërin prej partnerëve më serioz atë të USAID”.

Sipas tij, prokurimi publik elektronik rrit nivelin e llogaridhënies, eliminon ofertat korruptive.

“Platforma e prokurorimit publik është projekt ambicioz që fillon që nga planifikimi e deri te auditimi, përdorimi i saj e rrit llogaridhënien  dhe rrit besueshmërinë e publikut. Rritja e transparencës dhe përgjegjshmërisë e dimë që do ndikojë në kontrata më të mira, një efekt do të ketë në eliminimin e formate të prokurorimit publik. Nuk ka shoqëri demokratike ku fondet ndahen në mënyrë jo proporcionale, dhe përdorimi i kësaj platforme elektronike të prokurorimit publik eliminon ofertat korruptive në fushën e prokurorimit publik”.

James Hope, Drejtor i USAID-it në Kosovë, tha se ky projekt do të ndihmojë KRPP-në në ruajtjen e resurseve të cilat ju shërbejnë qytetarëve të Kosovës.

“Sot jemi këtu që të nënshkruajmë memorandumin e mirëkuptimit me partnerët tanë me KRPP që ta formatizojmë partneritetin tonë në prokurorimin publik dhe nuk është punë. Ne e dimë që prokurorimi publik është rol kyç në çdo shoqëri, mënyra  se si shpenzohen fondet publike ndikon në besimin që kanë qytetarët në qenien e tyre dhe kjo është arsyeja që transparenca dhe llogaridhënia janë të rëndësishme. Transparenca e llogaria dhënia ka të bëjë me qasjen e informatave ku qytetarët shohin se çka po ndodh në çdo moment, që do të thotë nuk ka marrëveshje të fshehura, dhe që do të thotë edhe një lidership i fuqishëm nga KRPP”.

“…jemi të përkushtuar ndaj plotësimit të nevojave të qytetarëve të vendit, kjo është ajo që na frymëzon t’i kryejmë punët tona, është e natyrshme të punojmë së bashku në reforimimin e prokurormit publikë, përmes këtij memorandumi USAID dhe projekti ynë do mbështesim KRPP në dy mënyra, dhe njëra mënyrë që do t’i ndihmojmë institucionet e nivelit qendror dhe lokal të reformojnë prokurorimin publik dhe të luftojnë korrupsionin, dhe kjo do zhvillohet përmes trajnimeve për ndërtimi e kapaciteteve”.

“Ky projekt ka të bëjë më tepër sesa mbështetja e institucioneve qeveritare ky projekt do punojë me shoqërinë civile me mediat në reformat e prokurimit publik, në thelb ky projekt ka të bëjë me mbështetjen e KRPP në sigurinë e të gjitha resurseve në mënyrë që tu shërbejë qytetarëve të Kosovës”.

Të ngjashme