Prokurorët amerikanë thonë se Martin Shkreli nuk duhet të dalë nga burgu më herët

| 08 Jan 2021 | 10:38 | Nga

Prokurorët federalë në Brooklyn të SHBA-së kanë deklaruar se Martin Shkreli nuk duhet të dalë nga burgu më herët, pasi sipas tyre atij nuk i vjen keq për krimet që ka kryer.

Shqiptari në mars të vitit 2018 ishte dënuar me shtatë vjet burgim për veprën penale të mashtrimit të klientëve, transmeton Klan Kosova.

Ndihmës avokatja e SHBA-së, Alixandra Smith, ka paraqitur të enjten një kërkesë duke kundërshtuar ofertën e dytë të Shkrelit për lirim.

Ajo argumentoi se Shkreli “demonstroi përbuzje për sistemin e drejtësisë, si dhe kërcënimet e dhunës e bëra ndaj grave” dhe “mungesa e pendimit” dolën kundër lirimit të tij nga FCI Allenwood, gati për tre vjet më herët.

Shkreli kishte thënë se është në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të trajtimit jo të mirë në burg duke shtuar se mund të preket nga COVID-19 dhe të vdes shumë shpejt, pasi nuk ka imunitet.

Shkrelin që njihet si Pharma Bro, është bërë shqiptari më i urryer në botë për shkak se kishte rritur çmimin e ilaçit Daraprim për pesë mijë përqind, për çka ishte kritikuar nga politikanët dhe opinioni publik.

“Pharma Bro” ishte dënuar për mashtrimin që kishte bërë me kompaninë farmaceutike “Retrophin”, si dhe me dy fonde investimi me rrezikshmëri të lartë, shkruan New York Post.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme