Shoqata e Prokurorëve të Kosovës, kanë marrë sot me pikëllim të thellë lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj dhe ish -kolegut tonë të nderuar, prokurorit në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Jusuf Mejzini.
Vdekja dhe largimi i tij nga kjo botë është humbje e madhe për Ju si familje, si dhe për tërë sistemin Drejtësisë, për të cilin ka shërbyer me përkushtim, dinjitet dhe integritet të lartë.
Andaj, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për Ju si familje, për të afërmit dhe të gjithë ata që patën rastin ta njohin dhe bashkëpunojnë me të.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!