Prokurori gjilanas Ismet Ukshini vdes nga Coronavirusi

Prishtinë | 18 Kor 2020 | 11:48 | Nga Ekonomia Online

Në Gjilan ka ndërruar jetë prokurori Ismet Ukshini, duke u bërë viktima e 125-të e coronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Ukshin Ismaili.

“Në emër të stafit dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes e kolegëve”, ka thënë Ismajli.

Prokurori Ismet Ukshini ka qenë i shtrirë në Repartin e Infektives, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

Ai ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme