Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj, ka dhënë dorëheqje para dy ditësh nga Prokuroria. Lajmin për dorëheqjen e tij e ka konfirmuar për gazetën “Koha Ditore” kryeprokurori i Speciales, Reshat Millaku.
Ish-prokurori Blakaj ka hetuar dhe ngritur aktakuzë për disa raste të terrorizmit. Në mesin e aktakuzave të ngritura nga ai është ajo kundër ish-imamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, i cili nga gjykata e shkallës së parë muaj më parë është shpallur i pafajshëm, shkruan sot “Koha Ditore”.
Për shkak të kërcënimeve jep dorëheqje prokurori special, Elez Blakaj
Para disa javësh, prokurori pati bërë ankesë në Gjykatë të Apelit kundër këtij vendimi dhe ankesa ende nuk është shqyrtuar në shkallë të dytë.
Blakaj ka qenë prokuror edhe në rastin e imamit të xhamisë “El-Kudus” në Gjilan, Zeqirja Qazimi, i cili u pat dënuar me disa vite burgim për terrorizëm.
Së fundmi, Blakaj ka qenë duke hetuar edhe keqpërdorimet në listat e veteranëve të ish- Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).