Prokurori kërkon 30 paraburgim për deputetin Demaliaj

Prishtinë | 28 Sht 2018 | 09:36 | Nga

30 ditë paraburgim ka kërkuar prokurori Rexhep Maqedonci për deputetin e AAK-së Shkumbin Demaliajn, raporton ktv.

Maqedonci ka konfirmuar shkurt se ka bazë të mjaftueshme që atij t’i caktohet masa e paraburgimit.

Shkumbin Demaliaj u arrestua dje pas deklaratave të tij kërcënuese ndaj prokurorit special Elez Blakaj.

Prokurori Rexhep Maqedonci është i njëjti i cili ka kërkuar arrestimin dhe caktimin e masës së paraburgimit edhe për deputetin e Nismës Milaim Zekën i dyshuar gjithashtu për kanosje të një prokurori.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme