Koordinatorja nacionale së bashku me kryeprokurorin dhe prokurorët nga Prokuroria Themelore e Pejës, janë duke e përcjellur procesin e rivotimit për këtë komunë.
Prokurori i Shtetit, që nga ora shtatë e mëngjesit të ditës së sotme për komunën e Istogut, ka angazhuar prokurorët e nevojshëm, të cilët do të përcjellin për së afërmi situatën gjatë procesit zgjedhor, ku janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë aty ku do të paraqiten pengesat në procesin zgjedhor.
Prokurori i Shtetit, me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile të Republikës së Kosovës, të bashkëpunojnë dhe raportojnë te Prokuroria e Shtetit dhe Policinë e Kosovës.