Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se deri më tani procesi i votimit të raundit të dytë zgjedhor respektivisht balotazhi është duke shkuar pa incidente.
Në një prononcim për ‘Indeksonline’, prokurori kujdestar për kryeqytetin, Ilaz Zeqiri ka treguar se si po vijon procesi i këtyre zgjedhjeve deri më tani.
“Procesi i zgjedhjeve është duke shkuar fantazi, nuk kemi asnjë ankesë dhe deri më tani s’ka ndodhur asnjë incident në kryeqytet”, ka thënë Zeqiri për ‘Indeksonline’.
Ndryshe, edhe policia e Kosovës është deklaruar se procesi i zgjedhjeve është duke vazhduar të zhvillohet sipas planit operativ. Zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani ka thënë se të gjithë qytetarëve me të drejtë vote do të ju ofrohet siguri publike që në mënyrë të qetë të ushtrojnë të drejtën e tyre.