Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, vetëm gjatë muajit gusht 2018, janë pranuar 12 raste të cilësuara si dhunë në familje, gjegjësisht për veprën penale nga neni 188/3 i KPK-së.
Kjo prokurori njofton se për të gjitha rastet është marrë aktvendim për fillim të hetimeve, dhe u është caktuar paraburgimi 12 të pandehurve, dhe ndaj tyre është duke u zhvilluar procedura hetimore.
Gjithashtu, është marrë vendim për ekspertizë, ku për secilin rast pritet të kthehet ekspertiza nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, dhe të njëjtëve t’iu ngrihet aktakuza.
Prokuroria Themelore në Gjakovës thekson se i trajton me seriozitet të lartë të gjitha rastet, duke iu kushtuar vëmendje të veçantë rasteve të dhunës në familje.
Sipas Prokurorisë në Gjakovë, për rastet e dhunës në familje tash e dy vite është i caktuar një prokuror i cili merret ekskluzivisht me këto raste.