Prokuroria e Specializuar në Hagë i ka pushuar hetimet ndaj Driton Lajçit. Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale, raporton Nacionale.
Lajçi sa ishte zyrtar në Ministrinë e Drejtësisë në divizionin për mbrojtjen e të akuzuarve nga Gjykata Speciale dyshohej për pengim të drejtësisë.
Hetimet ndaj tij zgjatën që nga viti 2019, për të përfunduar zyrtarisht tash.
Lajçi ishte intervistuar edhe në Hagë.