Prokuroria e Mitrovicës konfirmon: Dy persona të vdekur në Stanoc

Prishtinë | 24 Mar 2025 | 17:12 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria e Mitrovicës ka konfirmuar se si pasojë e të shtënave dy persona kanë mbetur të vdekur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.

Sipas hetimeve të para, dyshohet se një burrë ka qëlluar dhe vrarë një grua, përpara se të kryente vetëvrasje.

Në vendngjarje është dërguar prokurori kujdestar i PTH Mitrovicë, i cili ka mbikëqyrur mbledhjen e provave.

Gëzhojat që dyshohet se janë përdorur në krim janë gjetur në vendin e ngjarjes.

Dëshmitarët janë intervistuar dhe hetimet janë duke vazhduar në koordinim me policinë për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë ngjarje tragjike.

Të ngjashme