Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, sot ka mbajtur takim bashkëbisedues me gazetarë dhe anëtar të shoqërisë civile nga rajoni i Pejës, me qëllimi të intensifikimit të metodave bashkëpunuese, për rritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.
Gjatë këtij takimi, Kryeprokurori Kurmehaj, është shprehur se Prokuroria Themelore e Pejës, do vazhdojë të jetë e hapur për media në interes të përgjithshëm, dhe njëkohësisht ka bërë të ditur se takime të tilla do mbahen rregullisht në periudha të ndryshme të viti.
Gjithashtu, të pranishmit u njoftuan se në kuadër të Prokurorisë Themelore të Pejës, është i caktuar Prokuroi përgjegjës për Media dhe Zyrtari për Informim dhe Monitorim tw Mediave, të cilët do jenë vazhdimisht në dispozicion për komunikim me publikun .
Kryeprokurori Kurmehaj, ka theksuar se roli i mediave dhe shoqërisë civile ka rëndësi të veçantë në luftimin e dukurive negative, përmes raportimeve dhe reagimeve të ndryshme, që në raste të caktuara mund të jenë pikënisje për ndërmarrjen e masave të nevojshme që janë nën kompetencë të këtij institucioni.
Të pranishmit, iniciativën e Kryeprokurorit Kurmehaj e vlerësuan si hap të rëndësishëm për rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe afirmimit të punës se këtij institucioni.