Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore të Pejës, për caktimin e masës se paraburgimit kundër të pandehurit, K.B., për shkak së i njëjti kishte për të kryer veprën penale “Vrasje”.
Prokuroria Themelore e Pejës, ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurit, K.B., në drejtim të kësaj vepre penale, për shkak së me datën 12 shtator të viti 2018, në fshatin Istog i poshtëm, Komunë e Istogut, dyshohet së në oborrin e tij ka privuar nga jeta të ndjerin A.D.
I pandehuri K.B. ditën e djeshme pas bastisjes së shtëpisë së tij është arrestuar dhe në bazë të aktvendimit të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.