Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë ka kërkuar ditën e sotme heqjen e mandatit për dy deputetë të Kuvendit.
Mësohet se bëhet fjalë për deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Gledion Rehovica, si dhe për deputetin e PDIU, Aqif Rakipi.
Prokuroria deklaron se dy deputetët preken nga ligji i dekriminalizimit.
Top Channel mëson se shkresa për KQZ është e nënshkruar nga shefja e sektorit, Rovena Gashi, raporton TCh.
Ndërsa rezulton se dy deputetët nuk kanë deklaruar emra që kanë përdorur në Itali dhe rezultojnë të arrestuar për vjedhje. Të dhënat kanë dalë nga gjurmët e gishtave dhe mësohet se janë dërguar nga Interpol Roma.