Prokuroria e Shtetit ngrit 56 aktakuza për 24 orë

Prishtinë | 19 Shk 2020 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të
fundit nga prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale, janë ngritur
pesëdhjetegjashtë aktakuza kundër shtatëdhjetenëntë personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë shtatë persona, si dhe janë bërë katër kërkesa për caktimin e paraburgimit të gjashtë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një personi për vepër penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armeve apo materieve plasëse” nga neni 372,

“Kontrabandimi i mallrave” nga neni 317 paragrafi 2,
“Shpëlarja e parave” nga neni 308 lidhur me veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 paragrafi 1.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy persona të dyshuar, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë aktakuza kundër njëzetetre personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona të dyshuar, si dhe pranë Gjykatës kompetente ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person.

Ndërsa, nga kjo prokurori, janë ngritur shtatë aktakuza kundër tetë personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit është ndaluar një person i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”. Gjithashtu gjatë të ditës se marte,

Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur njëmbëdhjetë aktakuza, kundër dymbëdhjetë personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre personave të dyshuar, si dhe, ka ngritur nëntë aktakuza, kundër dhjetë personave. Po ashtu, gjatë ditës së djeshme, dyshohet se një zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka vrarë dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Gjithashtu, në komunën e Vitisë dhe në Gjilan, kanë ndodhur dy raste, të cilësuara si ‘’Vjedhje të rënda’’. Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një person i dyshuar, si dhe, është ngritur një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Lajmërim apo kallëzim i rremë”.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person, për shkak të veprës penale ”Lëndim trupor”. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur gjashtë aktakuza kundër gjashtë personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë
aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë personave për vepra të ndryshme penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme