Prokuroria heton vdekjen e 19 vjeçarit në QKUK

Prishtinë | 09 Gus 2018 | 13:42 | Nga

Prokuroria e Prishtinës është duke hetuar vdekjen e dyshimtë të të riut në QKUK.

Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar prokurori Armend Hamiti.

“Prokuroria është duke hetuar vdekjen e të riut si vdekje e dyshimtë deri sat ë grumbullohen të gjitha informatat e nevojshme”, tha Hamiti, për KALLXO.com.

Sipas Hamitit, prokuroria është në pritje të raportit të obduksionit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, dhe më pas do të ndërmerren veprime të nevojshme në lidhje me këtë rast.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i riu kishte vdekur si pasojë e komplikimeve gjatë një operacioni që i ishte nënshtruar në QKUK.

“Pas një operacioni, viktimës i është keqësuar gjendja shëndetësore ku më pas si pasojë e komplikimeve viktima ka nderuar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme