Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, ka bërë të ditur se i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Dardani, që më pas vrau edhe veten, ka pasur probleme të mëhershme mendore.
Ai për Klan Kosova ka treguar se në momentin kritik, brenda banesës ka qenë edhe një fëmijë dy vjeçar i cili ka shpëtuar pa pasojë por vetëm se e ka parë krimin duke ndodhur.
Beka ka theksuar se i dyshuari në fjalë edhe më herët ka ushtruar dhunë në familje dhe kjo vrasje mund të ketë ndodhur si pasojë e ndonjë zënke familjare.
“Motivi ende nuk dihet, mirëpo sigurisht ngjarja ka ndodhur pas ndonjë zënkë familjarë. Djali i të dyshuarit nuk ka qenë në shtëpi kur ka ndodhur vrasja”.
“I dyshuari ka pasur probleme psikike të mëhershme. Si duket i njëjti paska ushtruar dhunë edhe më herët në familje. I dyshuari me inicialet H.K., është kryesi i veprës i cili më pas ka kryer edhe vetëvrasje. Gruaja e të dyshuarit që u vra është me inicialet H.K., si dhe reja e tij është me inicialet R.K”.
“Një fëmijë dy vjeçar ka qenë në vendin e ngjarjes. Djali ka shpëtuar pa pasoja mirëpo e ka parë krimin kur ka ndodhur. Fëmijën e ka marrë emergjenca për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”.
Për këtë ngjarje tragjike ka folur edhe zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani. Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.