Prokuroria i përmbahet afatit ligjor, dërgon sot në Gjykatë aktakuzën për rastin “Veteranët”

Prishtinë | 07 Dhj 2018 | 14:52 | Nga Ekonomia Online
Sot është afati i fundit që Prokuroria të dërgojë në Gjykatë aktakzuën për rastin “Veteranët”.
E njëjta, ishte kthyer prapa rreth një muaj më parë për përmirësimet dhe plotësimet e nevojshme, shkruan lajmi.net.

Pas përfundimit të këtyre procedurave ajo pritet që të dërgohet në Gjykatë.

Prokurori Special, Sylë Hoxha, ka thënë për lajmi.net se aktakuza do të dërgohet sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Ai thotë se afati ligjor do të respektohet.

“Ende nuk është dërguar. Mirëpo sot gjatë ditës gjithsesi, ngase sot është afati i fundit. Ajo nuk është dërguar edne për shkak të disa procedurave”, ka thënë  Hoxha për lajmi.net.

Kujtojmë, se aktakuzë është ngritur ndaj 12 anëtarëve të Komisionit Qeveritar për Verifikimin e Statusit të Veteranëve të UÇK-së.

Lajmi.net kishte raportuar vazhdimisht në lidhje me këtë proces, dhe zhvillimet nga ky rast.

Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme, nga OVL e UÇK-së është thënë se ata nuk janë në dijeni për përmirësimet që janë bërë në listat e veteranëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme