Policia në Prizren ka arrestuar mjeku popullor Hysri Peqani i njohur me emrin Burdushi.
Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar për klankosova.tv, Petrit Kryeziu prokuror përgjegjës për komunikim me gazetarë në Prizren.
“Është i dyshuar për 4 vepra penale, Shmangje nga tatimi, Mashtrim, Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe armbëmbajtje pa leje”, tha Kryeziu.
Ai ka bërë me dije se Peqani është ndaluar për 48 orë.
Ditë më parë Prokuroria e Prizrenit kishte ngritur aktakuzë ndaj Burdushit për veprën penale mashtrim.
Ai dyshohet se ka marrë nga një person 2 mijë euro për shërimin nga depresioni.