Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurve Atdhe Gashi, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha, për kryerjen e veprës penale të terrorizmit, e paraparë në neni 136 paragrafi 1, lidhur me neni 135 paragrafi 1, nën paragrafi 1.7, lidhur me neni 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ndërsa, për të dyshuarin Petrit Ademi, në mungesë të provave, kanë pushuar hetimet. Po ashtu, hetimet kanë pushuar edhe për tashmë të ndjerin Astrit Dehari.
Në aktakuzën e ngritur ndër të tjerat thuhej së të pandehurit kanë vepruar si grup i organizuar, me qëllim që të shkaktojnë frikësimin serioz të popullsisë dhe shkaktimin e ndjenjës se pasigurisë për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës.