Shefqet Krasniqi e ka filluar me “bismilah” prezantimin e fjalës përfundimtare, të martën para Gjykatës, shkruan sot Koha Ditore.
Ka thënë se është i pastër “si loti” dhe se nuk ka kurrfarë përgjegjësie rreth akuzave për terrorizëm. I ka quajtur akuza të mbështetura në supozime dhe thashetheme.
Mirëpo, ndryshe prej tij, Prokuroria beson se gjatë procesit gjyqësor është vërtetuar në tërësi fajësia e ish-imamit të Xhamisë së Madhe të Prishtinës. I ka kërkuar Gjykatës që ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit.
Pas elaborimit të fjalës përfundimtare, Gjykata ka vendosur që shpalljen e aktgjykimit ta bëjë këtë të premte.