Prokuroria kërkon dënim për deputetët e VV-së, mbrojtja lirim nga akuzat

Prishtinë | 29 Dhj 2017 | 09:58 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Prokurori Valdet Gashi, ka dhënë fjalën përfundimtare në rastin ku të akuzuar janë Albin Kurti, Donika Kada Bujupi, Albulena Haxhiu e Faton Topalli.

Gashi, fillimisht është tërhequr nga një pikë e akuzës kundër Faton Topallit, pasi që sipas tij nuk është vërtetuar se ai ka mbajt nën kontroll ose ka poseduar armë, në një nga seancat e Kuvendit.

Ndërkohë që ka mbetur pranë akuzës për dy pika tjera, për pengim të personit zyrtar dhe përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm.

Prokurori ka thënë se është vërtetuar qartë dhe bindshëm, se Albin Kurti ka hedhur gaz lotsjellës, të cilin ia ka dhënë mjetin që përmbante gaz lotsjellës.

Sipas tij, kjo është dëshmuar përmes dëshmisë së të gjithë dëshmitarëve dhe video-incizimeve.

Gashi ka thënë se janë vërtetuar të gjitha akuzat që individualisht u vihen në barrë të akuzuarve, si përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.

Po ashtu është vërtetuar përmes video-incizimeve se i akuzuari Albin Kurti ka përdorur spray në drejtim të kabinetit qeveritar e po ashtu edhe veprimi i të akuzuarës Donika Kada Bujupi, që ka përdoru spray, me çka ka kryer veprën penale pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

“I propozoj gjykatës që të akuzuarit që t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënojë sipas ligjit”.

Ndërsa Hedije Ademi, avokatja e Albi Kuriti, ka thënë se në këtë rast nuk kemi të bëjmë me vepër penale por me bindje politike.

Sipas saj, prokuroria nuk ka arritur të vërtetojë se Albin Kurti, ka kryer veprën penale që i vihet në barrë.

Ajo kërkoi që Albin Kurti të shpallet i pafajshëm e po ashtu ka kërkuar qe t’i ndërpritet masa e paraburgimit, pasi që tash e tutje edhe mos prezenca e tij në seancë nuk e pengon procedurën penale.

Të ngjashme