Ekonomia Online
FUNDIT

Prokuroria kërkon një muaj arrest shtëpiak për të dyshuarin që sulmoi gazetarët në veri të Mitrovicës

Prokuroria kërkon një muaj arrest shtëpiak për të dyshuarin që sulmoi gazetarët në veri të Mitrovicës

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, për caktimin e paraburgimit për të ndaluarin, M.Gj nga Mitrovica, i dyshuar për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”. Ndalimi i të dyshuarit ka ardhur pas një sulmi që i njëjti ka bërë me datë 23 mars ndaj ekipit të gazetës […]

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, për caktimin e paraburgimit për të ndaluarin, M.Gj nga Mitrovica, i dyshuar për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Ndalimi i të dyshuarit ka ardhur pas një sulmi që i njëjti ka bërë me datë 23 mars ndaj ekipit të gazetës Blic, të cilët kishin shkuar në veri të Mitrovicës për të bërë një kronikë rreth situatës me pandeminë e koronavirusit.

Që nga dita e sulmit ndaj gazetarëve, i dyshuari ka qenë në arrati, dhe është arrestuar ditën e enjte me datën 02 prill.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, në seancën e mbajtur ditën e sotme me datë 04 prill i ka caktuar të dyshuarit masën e arrestit shtëpiak prej një muaji.

Të ngjashme