Ndaj dy policëve të arrestuar dje, Prokuroria Themelore në Mitrovicë po kërkon një muaj paraburgim. Policët u arrestuan nën dyshimin për keqpërdorim të provave në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
Kërkesa për paraburgimin e tyre pritet që të dorëzohet sot në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.
Këtë e ka konfirmuar për Express-in, prokurori i rastit Njazi Rexha.
Ndonëse ai ka deklaruar se më nuk e ka këtë lëndë. Sipas tij, lënda tashmë ka kaluar në duart e prokurores serbe në Veri, Jelena Mirjanik.
Rexha nuk ka dhënë detaje se përse lënda ka kaluar tek prokurorja, ani se ka qenë ai i cili i ka nisur hetimet fillestare për këtë punë.
“Sot gjatë ditës është planifikuar që të dorëzohet lënda për paraburgim. Ata kanë qenë në detyrë ta ruajnë vendin e ngjarjes dhe nuk e kanë kryer detyrën e tyre siç duhet”, ka thënë Rexha.