Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për policët serbë të arrestuar në Veri

Prishtinë | 11 Shk 2018 | 14:22 | Nga

Ndaj dy policëve të arrestuar dje, Prokuroria Themelore në Mitrovicë po kërkon një muaj paraburgim. Policët u arrestuan nën dyshimin për keqpërdorim të provave në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Kërkesa për paraburgimin e tyre pritet që të dorëzohet sot në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.

Këtë e ka konfirmuar për Express-in, prokurori i rastit Njazi Rexha.

Ndonëse ai ka deklaruar se më nuk e ka këtë lëndë. Sipas tij, lënda tashmë ka kaluar në duart e prokurores serbe në Veri, Jelena Mirjanik.

Rexha nuk ka dhënë detaje se përse lënda ka kaluar tek prokurorja, ani se ka qenë ai i cili i ka nisur hetimet fillestare për këtë punë.

“Sot gjatë ditës është planifikuar që të dorëzohet lënda për paraburgim. Ata kanë qenë në detyrë ta ruajnë vendin e ngjarjes dhe nuk e kanë kryer detyrën e tyre siç duhet”, ka thënë Rexha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme