Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar paraburgim për personin që sulmoi gazetarin Valon Syla, dy ditë më parë.
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, më 22 dhjetor 2020, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet B.J”, thuhet në komunikatë.
Më tutje thuhet se Prokuroria e Shtetit ka filluar hetimet dhe ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.
“Më 23.12.2020, Prokurori i Shtetit ka filluar hetimet dhe në të njëjtën kohë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.J., në drejtim të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”, nga neni 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, me dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht të dëmtuarin, gazetarin me inicialet V.S”.