Prokuroria mban peng hetimin e “policëve mashtrues”

Prishtinë | 14 Nën 2018 | 08:22 | Nga Ekonomia Online

Asnjë prokuror nuk e merr përgjegjësinë të hetojë mbi 100 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët kanë përfituar për shumë vjet pensionin e invalidit.

Rasti është iniciuar gati pesë muaj më parë nga ish-prokurori special Elez Blakaj. Ai i ka transferuar shkresat në lidhje me dyshimet se shumë policë përmes mashtrimit marrin edhe pensione, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në Prokurorinë Themelore në Prishtinë e kanë pranuar se nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim hetimor, me arsyetimin se paraprakisht janë duke u konsultuar për rastin.

Zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha, në një bisedë për “Kohën Ditore” ka deklaruar se ka shumë faktorë që po e prolongojnë rastin.

“Nuk mund t’ju them saktë se çfarë ka ndodhur me këtë rast. Jemi duke u konsultuar nëse rasti duhet të trajtohet nga Prokurorja që e ka ndarë atë apo nëse duhet të merret nga një departament tjetër. Së bashku me kryeprokurorin dhe Kolegjiumin jemi në konsultim e sipër”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme