Prokuroria ngriti 75 aktakuza brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

Prishtinë | 19 Qer 2019 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

75 aktakuza janë ngritur gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria e Kosovës.

Kjo është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh nga kjo Prokurori.

Aktakuzat janë ngritur ndaj 82 personave për vepra të ndryshme penale, ku po ashtu gjashtë persona janë ndaluar.

Gjatë 24 orëve të fundit prokurori i shtetit, ka bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesë (5) persona për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bazë të kërkesës për Ndihmë Juridike Ndërkombëtare, nga Prokuroria Gjermane e Landit Saarland, bashkarisht, kanë kryer bastisje në disa qendra të quajtura “Call center” në qytetin e Prishtinës dhe të Ferizajt, me qëllim të zbulimit të fakteve dhe provave për vepra të mundshme penale.

Me rastin e aksionit të bastisjes në qendrat “Call center” ka pasur sekuestrime të ndryshme. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një Aktvendim mbi zgjerimin e hetimeve kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 422 sipas KPRK-së. 

Të ngjashme