Prokuroria nis hetimet për Krasniqin, ja sa mund të dënohet ai

Prishtinë | 30 Sht 2017 | 13:16 | Nga

Organet e drejtësisë kanë përshpejtuar hapat rreth marrjes së vendimit për deputetin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Frashër Krasniqi pas sulmit fizik që ia bëri Milaim Zekës në një debat televiziv.

Burime të Indeksonline brenda prokurorisë kanë treguar se Krasniqit mund t’i zgjatet edhe për disa javë masa e paraburgimit, pas procedurës hetimore për veprën penale të kryer nga deputeti i VV-së.

“Pas 24 orësh të dyshuarit mund t’i vazhdohet paraburgimi për 1 muaj ose mundet të marret një masë e caktuar tjetër. Ky e ka e dhe një masë tjetër për një vepër penale”, ka thënë ku burim.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës dje u bëri thirrje organeve të drejtësisë që të merren me këtë rast në mënyrë meritore, duke ndarë drejtësinë në mënyrë të paanshme.

“Akt tërësisht i papranueshëm, ajo çfarë ndodhi në studion e TV Klanit, mes deputetëve Frashër Krasniqi dhe Milaim Zeka. Akte të tilla agresive duhet të dënohen dhe u bëj thirrje organeve të drejtësisë që të merren me këtë rast në mënyrë meritore, duke ndarë drejtësinë në mënyrë të paanshme. Ftoj të gjithë qytetarët e vendit, e veçmas zyrtarët e shtetit, përkatësisht përfaqësuesit e popullit, që të kursehen nga përdorimi i diskursit të dhunshëm, njëherësh të debatojnë në mënyrë të qytetëruar për të gjitha çështjet, duke shmangur dhunën dhe agresionin”, thuhet në reagim.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme