Prokuroria nisë hetimet ndaj prizrenasit për organizim të dasmës

Prishtinë | 04 Gus 2020 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Një qytetar nga Prizreni kishte organizuar një aheng familjar në shtëpinë e tij në kohë pandemie.

Sipas njoftimit të policisë në raportin 24 orësh, ndaj tij kanë nisur hetime për shkak se nuk i ka respektuar masat anti-COVID të qeverisë.

Tash e një kohë sipas vendimit të ekzekutivit nuk lejohet grumbullimi i më shumë se 50 personave në një vend.

“Prizren 03.08.2020-00:30. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është inicuar rasti pasi që i njëjti ka organizuar aheng në kundërshtim me vendimin Qeverisë së  RKS-së. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme