Prokurori i Shtetit opinionin se për datën 29 qershor gjatë 24 orëve nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindenjëzetepesë (125) aktakuza kundër njëqindedyzetetetë (148) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe ka ndaluar me urdhër të prokurorit tre (3) persona për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave të ndryshëm për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Kurse për datën 30 qershor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar shtatë (7) persona të ndryshëm për
dyshimin se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe ka bërë një kërkesë përcaktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.
Poashtu edhe më datën 1korrik2019 – Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit, gjashtëmbëdhjetë (16) persona të ndryshëm për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe ka bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër personave të ndryshëm.
Po ashtu, prokurori i shtetit njofton se ka bërë një (1) kërkesë për bastisje me lokacion në Viti dhe Podujevë, për shkak të dyshimit se personat me inicialet, M.S., M.A., dhe D.G., kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Nga kjo bastisje e realizuar janë sekuestruar vetura dhe sasi e drogës (80kg).