Ekonomia Online
FUNDIT

Prokuroria propozon dy dëshmitarë në gjykimin për korrupsion ndaj zyrtarit të Postës në Rahovec

Prokuroria propozon dy dëshmitarë në gjykimin për korrupsion ndaj zyrtarit të Postës në Rahovec

Në seancën e së hënës, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, prokurorja Dëshirë Jusaj bëri propozimin për dëgjimin e dëshmitarëve Ylfete Kryeziu dhe Bejtullah Deliu, në rastin ku Besim Haxhijaha akuzohet për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Haxhijaha akuzohet se në cilësinë e sportelistit të Postës së Kosovës – Dega në Rahovec, ka keqpërdorur detyrën e tij […]


Në seancën e së hënës, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, prokurorja Dëshirë Jusaj bëri propozimin për dëgjimin e dëshmitarëve Ylfete Kryeziu dhe Bejtullah Deliu, në rastin ku Besim Haxhijaha akuzohet për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Haxhijaha akuzohet se në cilësinë e sportelistit të Postës së Kosovës – Dega në Rahovec, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurorja Jusaj ndër të tjera tha se edhe pas përpjekjeve që të dëgjohet e dëmtuara M.O. në cilësi të dëshmitares ka qenë e pamundur lidhja me video-link, pasi e njëjta ndodhet jashtë vendit.

Pas kësaj, prokurorja Jusaj bëri propozim për dëgjimin e dëshmitarëve Ylfete Kryeziu dhe Bejtullah Deliu në seancën e rradhës.

Në anën tjetër, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Drilon Haraçia e miratoi propozimin e prokurores Jusaj për dëgjimin e dëshmitarëve në seancën e radhës.

Të ngjajshme
Dëshmitarja s’arrin të lidhet përmes video-linkut, shtyhet…

4 Pri, 2024, 12:04
I akuzuari për përvetësimin e mbi 71 mijë euro nga Posta…

3 Pri, 2024, 21:59
Mungon e dëmtuara, shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj…

7 Mar, 2024, 11:44
Paraprakisht, gjykatësi Haraçia bëri të ditur se

e dëmtuara M.O. ishte e planifikuar që të merr pjesë përmes video-linkut, por e njëjta nuk është paraqitur as sot, edhe pse sipas gjykatësit Haraçia edhe sot është tentuar të kontaktojnë me të, mirëpo ka qenë e pamundur pasi që e njëjta nuk është përgjigjur.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjakovë, më 9 gusht 2023, kishte ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Besim Haxhijaha, me arsyetimin se në korrik 2021 deri në prill 2022 në cilësinë e sportelistit të Postës së Kosovës – Dega në Rahovec, ka tejkaluar kompetencat e tij dhe kundërligjshëm i ka dhënë asistencën sociale personit tjetër N.N në emër të M.O., nga fshati Petkoviç, Komuna e Rahovecit, por me banim në Slloveni.

Tutje në aktakuzë thuhet se nga i pandehuri, personi N.N ka tërhequr 13 asistenca sociale në shumë të përgjithshme prej 1 mijë e 596 euro, dhe atë në dhjetë fletëpagesat e Postës. Ashtu që i pandehuri Haxhijaha me veprimin e tij të kundërligjshëm, në emër të të dëmtuarës M.O., buxhetit të Republikës së Kosovës-Ministrinë për punë, Mirëqenie sociale dhe Transfere i shkakton dëm materiale në vlerë të përgjithshme prej 1 mijë e 596 euro.

Me këto veprime, i pandehuri Haxhijaha akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /BetimipërDrejtësi

Të ngjashme