Me grushte e shqelma shihet se janë përplasur dy kandidatët për deputetë, Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi, pas emisionit në T7.
Në këtë video, Dardan Molliqaj i PSD-së është bashkë me shoqëruesin e tij, i cili përfshihet në këtë rrahje dhe mbajnë e grushtojnë Haki Abazin e Vetëvendosjes.
e përleshjes fizike ndërmjet tyre u publikua nga portali Sinjali, e pas ngjarjes, Dardan Molliqaj kishte mohuar se ishte përfshirë në përplasje fizike.
Prokuroria Themelore e Prishtinës, fare nuk e ka pasur si provë këtë video të përleshjes fizike. Por, atë e ka parë vetëm pas publikimit në media, raporton KTV.
Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Themelores së Prishtinës, Kujtim Munishi, nuk ka pranuar të flasë për këtë rast, përveç që ka konfirmuar vazhdimin e hetimeve.
Këtë rast është duke e hetuar prokurorja Fikrije Sylejmani. Edhe prokurorja Sylejmani nuk ka dhënë detaje të hetimeve, duke thënë se do të mund të dëmtoheshin ato.
Jetmir Bakija nga Demokracia Plus, thotë se sulmi fizik ndërmjet dy kandidatëve për deputetë mund të prodhojë edhe situata të tjera të ngjashme.
Ai kërkon distancim të subjekteve politike për këtë rast.
Dardan Molliqaj, kandidat i PSD-së, kërkon sërish të bëhet deputet. Ndërkaq, deputet për herë të parë synon të bëhet edhe Haki Abazi, kandidat nga radhët e Vetëvendosjes.