Prokuroria sllovene ngrit aktakuzë ndaj kreut të Kishës Ortodokse Serbe

Prishtinë | 12 Mar 2026 | 18:50 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije Periq, për akuza të keqtrajtim në vendin e punës ndaj një prifti.

Sipas dokumentit zyrtar të Prokurorisë së Qarkut të Lubjanës, akuzat janë paraqitur në Gjykatën Komunale të Lubjanës kundër dy palëve: Pravoslavit Porfirije Periq, i cili atëbotë ishte mitropolit i Mitropolisë Zagreb‑Lubjanë të Kishës Ortodokse Serbe dhe Kishës Ortodokse Serbe – Njësisë së Kishës në Lubjanë si person juridik.

Akuzat lidhen me pretendimet e priftit Zhelko Lubarda, i cili deklaron se ka qenë subjekt i keqtrajtimit të vazhdueshëm dhe presionit psikologjik, shkruan nova.rs.

Të ngjashme